Inteligjenca Emocionale

Ose aftësia për t'i bërë emocionet tua të punojnë për ty, e jo kundër teje.


  • Mbi 4 orë 🎥 video të 📚 50 librave më të mirë mbi Inteligjencën Emocionale të shkruar 30 vitet e fundit.

  • Të shpjeguar në përputhje me mënyrën sesi 🧠 mendja njerëzore dëshiron ta përthithë dijen.

  • Akses i plotë në një hapësirë që po 🌱 pasurohet vazhdimisht gjatë gjithë vitit me module të reja shtesë.

Të duhet sepse:

  • Injoranca emocionale kushton, është ajo që ndan kufirin nëse do arrish siguri financiare ndonjëherë në jetë apo do vazhdosh të vuash pafundësisht për fundin e muajit.
  • Ankthi se ke mbetur prapa në jetë dhe po jeton poshtë pritshmërive që familja apo të afërmit kanë patur për ty është i thjeshtë t'ua fshehësh të tjerëve, por jo vetes.
  • Fakti se askush nuk të mësoi ty për t'u marrë me ndjesitë tua të vështira nuk do të thotë se duhet të vazhdosh t'i shtysh e t'i shmangësh bisedat e vështira me njerëzit e dashur për t'i IKUR sikletit emocional.
  • Pse disa njerëz stresi i paralizon ndërsa të tjerët e shohin si sfidë dhe i motivon më shumë? Ku dallon stresi i mirë nga stresi i keq? Këtu do të bëjmë një kthesë të fortë bashkë.
  • Inteligjenca Emocionale është ajo që PËRCAKTON nëse grupi mezi pret që t'u bashkohesh, APO do bëjnë plane të të shmangin me çdo kusht.
  • Ekipet, stafet, skuadrat me inteligjencë emocionale ndërtojnë një kulturë ku dështimi nuk shihet si diçka negative, arsye për përqeshje, por duartrokitet dhe vlerësohet GUXIMI se u provua diçka ndryshe.
  • Dembeli nuk është një përtac apo menaxhues i dobët i kohës; dembelizmi është mungesë e rregullimit emocional.
  • Shumë njerëz mendojnë se Rregullimi i Emocioneve = Shtypja Emocioneve. E para çon në arritje, ndërsa e dyta në sëmundje, (zakonisht autoimune). Shembull: në punë duhet të hiqesh sikur i ke gjërat perfekte në shtëpi, dhe në shtëpi duhet të mbysësh çdo mbingarkesë të krijuar në punë.
  • Ata që ua bëjnë qejfin të tjerëve gjithmonë, nuk e bëjnë sepse vërtet DUAN të kënaqin të tjerët – ata përpiqen të shmangin TURPIN që ndiejnë kur zhgënjejnë dikë. Kjo është arsyeja pse qëllimi thelbësor i çdo “people pleaser” është të kontrollojë mënyrën se si të tjerët e shohin – dhe do mësosh si të çlirohesh nga ky cikël.
  • Edhe pas 40 vitesh fëmija yt do ndjejë zemrën që i pulson fort, e turpin që i ngjitet deri në rrenjë të flokut, sa herë të kujtojë bullizimin që iu bë në shkollë apo kudo. Trauma që lë bullizmi në fëmijëri transformohet në prirjen tonë si të rritur për ta mbajtur mirë me një person të vështirë, shpesh edhe duke sabotuar veten.
  • Kur ushqehesh orar pa orar në mënyrë impulsive obsesive nuk është oreks për ushqim që nuk e kontrollon dot, por mungesë e rregullimit emocional në rastin më të lehtë, dhe aktivizim i një TRAUME të kaluar në raste më të ndërlikuara.

Po sikur...

Gjërat të ishin ndryshe.

Sikur emocionet të mos ishin fakte, por SINJALE.

Trupi yt flet me ty pa pushim, por a e kupton gjuhën e tij?

… se rregullimi emocional nuk ka të bëjë me kontrollin; por që emocionet janë sinjale natyrale, dhe rregullimi i tyre nënkupton zhvillimin e AFTËSIVE për t’i kuptuar – jo për t’i shtypur apo injoruar.

SHEMBULL:

Imagjino një person të cilin sa herë e pyesin ‘Si je?’, ai ka vetëm dy përgjigje: 1) ose mirë 2) ose stres.

Pra çdo ndjesi që ai njeh te vetja dhe mund të perceptojë tek të tjerët gjendet në njërin nga këto dy kallepë: (mirë/keq).

Tashi imagjino një bojaxhi i cili mund të lyejë VETËM me ngjyrë të zezë ose të bardhë.

Një person i tillë e përdor fjalën “STRES” si ☂çadër për të STREHUAR ndjesi të tjera që ndoshta është ankth, zemërim, frikë, presion, zhgënjim që nuk ua di emrin ose nuk i dallon dot njërin nga tjetri.

Le t’i përpunojmë me radhë:

ANKTHI është frika ose shqetësimi nga rezultati i paqartë i diçkaje në të ardhmen. 

Shenjë e një truri inteligjent që parashikon një rrezik, kërcënim, apo se si diçka mund të shkojë keq në të ardhmen dhe përpiqet ta zgjidhë me instrumentet që ka në dispozicion në momentin e tanishëm.

ANKTHI është një sinjal i sofistikuar për ‘nuhatjen’ e rrezikut nga larg, pa të cilin paraardhësit e tu, as të mitë, nuk do të kishin mbetur gjallë.

ZEMËRIMI është një bishë krejt tjetër. Mund të duket pa arsye ose i pashpjegueshëm, por pothuajse në çdo rast është një reagim ndaj asaj që ne e perceptojmë si TRAJTIM TË PADREJTË.

Na kanë bërë një padrejtësi të një lloji, të madhe apo të vogël, dhe kjo na zemëron. Dikush të hyn në radhë—dhe ti ndihesh e irrituar. Po pret një ngritje në detyrë që të takon ty, por atë e merr mbesa e shefit—dhe je e indinjuar.

Pra, është e njëjta dinamikë në veprim: 

ZEMËRIM = Përceptim i një padrejtësie = Trajtim i padrejtë.

TRYSNIA është një situatë në të cilën percepton se diçka e rëndësishme varet nga rezultati i performancës tënde.

ZHGËNJIMI është kur ndjen trishtim sepse pritshmëritë tua nuk u realizuan. ZHGËNJIM = pritshmëri të paplotësuara.

TURPI është një gjykim, por nga jashtë—nga perceptimi ynë se të tjerët besojnë se kemi shkelur një rregull moral ose etik. Mendojmë se jemi zvogëluar në sytë e tyre.

Ndërsa STRESI është një reagim ndaj kërkesave të shumta dhe burimeve të pamjaftueshme—menaxhimi i përgjegjësive familjare/punës dhe burimeve financiare—për t’i përmbushur ato.

Tani që fjala “STRES” u imtësua, kemi më shumë opsione në dorë, apo jo?

Çdo emocion ka një strukturë, një emërues të përbashkët përvojash që e krijojnë, dhe një sinjal për ne:

ZEMËRIMI na tregon ku janë kufijtë tanë. TURPI na tregon se disa pjesë tonat kanë nevojë për pranim dhe shërim. ZHGËNJIMI hedh dritë mbi pritshmëritë tona të pashprehura. XHELOZIA të tregon ku aspiron të jesh.

Ne jetojmë në një shoqëri që na mëson të pranojmë vetëm emocionet “pozitive” duke na shtyrë drejt një pozitiviteti toksik dhe shtypje të ndjenjave të pakëndshme, duke i shtyrë ato thellë dhe duke refuzuar të pranosh ekzistencën e tyre.

Çdo emocion—zemërimi, xhelozia, faji, turpi—është një sinjal, udhëzues, orientues, që thotë të vërteta të vlefshme që na ndihmojnë të marrim vendime inteligjente.

Si do arrijë ky kurs të të japë ty aftësinë për ta përpunuar kaq imtësisht çdo emocion?

Do të përdorim një mjet sekret, një instrument të veçantë, i quajtur emometri. 

Emometri është instrumenti kyç i Metodës R-U-L-E-R, dhe R-U-L-E-R është metoda që përdoret në mijëra shkolla të Sh.B.A-së, Anglisë, Holandës, Italisë, Australisë, Kinës, Danimarkës, për mësimin e inteligjencës emocionale, dhe po shtrihet me shpejtësi në vende të tjera të botës parë. 

Në këto shkolla, orët e inteligjencës emocionale janë të detyrueshme. Këto shkolla quhen RULER schools. 

Nuk është lojë fjalësh – është çelësi i suksesit. 

Shkolla pa inteligjencë emocionale = prodhim dështakësh, pavarësisht notave.

 Çfarë është Metoda R-U-L-E-R? 

RULER është akronim i fjalëve: Recognition (Njohje), Understanding (Kuptim), Labeling (Emërtim), Expression (Shprehje), Regulation (Rregullim). 

Kjo metodë është e famshme sepse është praktike dhe mundëson që ta zotërosh inteligjencën emocionale në 5 etapa të thjeshta: 

👉Njohja e emocioneve tona. 

👉Kuptimi i emocioneve tona.

👉Emërtimi i emocioneve tona me një fjalor më të nuancuar, më të pasur, sepse nuk është se emocionet tona na vijnë me një etiketë e cila na thotë saktësisht çfarë e shkaktoi, pse, dhe çfarë mund të bëjmë për ta rregulluar atë. (Punën në këtë pikë do të na e thjeshtojë një super aplikacion, falas, përgjithmonë.) 

👉Shprehja e emocioneve tona në përputhje me normat kulturore dhe kontekstin social.

👉Rregullimi. Do të mësojmë t’i rregullojmë emocionet tona, e jo ato të na kontrollojnë ne. 

Në këtë videokurs do t’i zotërosh të pesta aftësita e Metodës R-U-L-E-R, dhe pastaj do të mund t’i transferosh ato njohuri te fëmija yt. 

NJË RASTËSI E BUKUR PERSONALE...

Një miku i im më kërkoi ta pranoja ftesën e tij për të darkuar një mbrëmje në shtëpinë e tij. 

Kur erdhi koha dhe zonja e shtëpisë po bënte gati tryezën, njëri nga djemtë e tij, (ai kishte dy djem), qëndronte buzëvarur në karrige dhe nuk komunikonte siç duhej me të ëmën, derisa ajo e pyeti, “Kleo pse je kaq i zemëruar?”, dhe pas një heshtjeje të shkurtër ndërhyri djali tjetër, i vogli, (që më pas mësova se frekuentonte një shkollë ruler), i cili tha: 

“O mami… Kleo nuk është i zemëruar, është i zhgënjyer sepse kishte bërë plane të lozte me shokët jashtë por filloi shiu.” 

Këta prindër kishin dëgjuar diçka për metodën RULER, por kur e panë të aplikohej në tryezën e darkës, ishte një ndjesi krejt tjetër.

Më e bukura...

…është se ky kurs do të pasurohet me module të reja shtesë gjatë gjithë vitit. 

MODULI 08, vjen në fillim të muajit Mars, (aktualisht po e regjistrojmë), do të përveshim mëngët për të parë në thellësi lidhjen e emocioneve me vëmendjen, ose pandeminë e fshehtë për të cilën pakkush flet: 

ADHD (Çrregullimi i Vëmendjes). 

NDALO PËR NJË ÇAST 

A je këtu tani? 

A është përqendrimi yt në këtë faqe? Apo po endet diku tjetër, në të kaluarën apo të ardhmen, te një shqetësim, te lista e gjërave për të bërë, apo te smartfoni yt?

Qoftë kur je duke lexuar, duke folur me miq, apo duke u përpjekur të qëndrosh i përqendruar ndërsa dikush po flet me ty, duket se nuk arrin dot ta mbash vëmendjen tënde. 

Sado që përpiqesh, mendja jote hidhet diku tjetër. 

Lajmi i mirë: Nuk ka asgjë të gabuar me ty—truri yt nuk është “i çartun”. 

Thjesht një neurodivergjencë e lindur që pastaj mbetet në dorën tonë NËSE: 

Do ta thellojmë më shumë me sjelljen tonë për ta rënduar pastaj në ditë të dëshpëruara pa arsye, e për ta mbyllur me depresion klinik në 75% të rasteve, sapo afrohen të 40-at. 

Apo… 

Do ndjekim disa rregulla që e shërojnë motivimin tonë, dhe përfundimisht TË MOS VAZHDOSH PËRSËRI: 

👉Të braktisësh punët në gjysmë. 

👉Të shtysh çdogjë për më vonë. 

👉Të nisësh diçka me shumë dëshirë dhe pastaj papritur kujtohesh se ke një plan tjetër, se kjo nuk është ajo që po kërkoje. 

👉Të hysh në një lidhje prej të cilës kërkon më shumë thellësi, por kur vjen momenti që ajo duhet të bëhet më serioze, zhdukesh befasisht, për të nisur një lidhje tjetër. 

👉Të kapërcesh nga një punë tek një punë e re, pastaj nga ajo te një punë tjetër më e re. 

👉Nuk i përkushtohesh plotësisht asgjëje sepse dëshiron t’i mbash të gjitha opsionet hapur, PËRGJITHMONË!!! 

A je ti që ke një milion ide kreative të bukura… por asnjëra nuk gjen realizim? 

Arsyeja pse në lidhjet tua je kaq “mbytëse”, kërkon me ngulm vëmendjen e gjithsejtë e të pandashme të partnerit… 

…është e njëjtë me arsyen pse ndihesh në siklet kur sheh brenda çantës tënde nga frika se mos të tjerët shohin rrëmujën brenda saj. 

…është e njëjtë me arsyen pse ndihesh aq i/e turpëruar nga dhoma e ndenjës, saqë nuk fton njerëz në shtëpi. 

Mund të duket e çuditshme sesi AD/HD lidhet me MOTIVIMIN, por impakti i këtij ç’organizimi kronik shtrihet në të gjitha aspektet e jetës. 

Sepse URA që lidh AD/HD me MOTIVIMIN quhet PËRQËNDRIM. 

Motivimi dhe Përqëndrimi ecin dorë për dore. 

👉Nuk vuajmë nga një pamundësi për t’u përqendruar, por nga një pamundësi për të kontrolluar atë përqendrim.

Pra problemi jonë nuk është të bëjmë, por të jemi duke bërë atë duhet të ishim duke bërë. 

SHEMBULL: 

Ulesh për të studiuar, por më pas shpërqendrohesh nga smartfoni. Dëshiron ta kalosh këtë fundjavë duke mësuar një instrument muzikor ose të mësosh një gjuhë të re, por thjesht përfundon duke luajtur një videolojë. 

Çfarë po ndodh kështu? Pse nuk mund ta drejtojmë mendjen tonë në drejtimin që duam të shkojë? 

Mërzia është baraz me dhimbje për dikë me AD/HD, dhe kur jemi të mërzitur, nuk funksionojmë aq mirë dhe bëhemi më lehtësisht të çrregulluar emocionalisht. 

Kur përpiqemi të përqendrohemi te diçka që nuk na intereson, pjesa e trurit tonë përgjegjëse për përqendrim dhe vëmendjen mbyllet edhe më shumë. Sa më shumë përpiqemi të fokusohemi, aq më i vështirë bëhet përqendrimi. Jemi të shtyrë të kërkojmë stimulim për të shmangur mërzinë, ndonjëherë në dëm të vetes sonë. 

Kur jemi të stimuluar, ndjehemi më shumë vetvetja. 

Askush më mirë sesa mamatë nuk e kupton këtë, ku çdo ditë, ta bësh fëmijën gati për shkollë në kohë është një betejë. 

Ku çdo ditë, t'i detyrosh ata të të kushtojnë vëmendje, të të dëgjojnë dhe të çohen të hanë vaktet e tyre është një betejë. 

Ku çdo ditë t’i bësh ata të heqin nga duart ekranet e tyre, videolojrat, tabletet, kompjuterat është një luftë. 

Prindërit po sfiliten gjithnjë e më shumë ndërsa një gjeneratë e tërë fëmijësh po bëhen gjithnjë e më shumë AD/HD. 

AD/HD dikton pra edhe mënyrë tënde të prindërimit. Nuk është si astma, që i jep pompën, bën dy frymë, dhe mirupafshim. 

AD/HD në fëmijëri, thonë me kokëfortësi mijëra studime, është ngushtësisht e lidhur me  depresion klinik si i rritur.

📽️ MODULI 08 do të jetë një material i thjeshtë dhe praktik për t’i dhënë fund asaj pritjes së pafundme në paradhomën e jetës. 

VJEN NJË PIKË QË BËHET E PADURUESHME TË NDJESH SE KE GJITHË POTENCIALIN E BOTËS - POR DISI NUK E SHFRYTËZON KURRË.

Sa herë i thua vetes se “një ditë” do të stabilizohesh, “së shpejti” do të e marrësh seriozisht lidhjen që ke, ose “herën tjetër” do të guxosh të bësh atë hapin e madh? 

Nëse je bllokuar në ciklin e ambicieve të mëdha dhe qëndrimit vendnumëro, 👉ky modul është për ty. 

Po sikur të jetosh një jetë ku mund të: 

Ndihesh i qetë dhe me këmbë në tokë. Më në fund t’i besosh vetes për të marrë vendime – dhe për t’u qëndruar atyre. 

Rritesh përmes sfidash. Të kalosh përmes paqartësisë dhe pjesëve kaotike të jetës që sjellin rritje të vërtetë, në vend që t’i shmangësh ato. 

Shijosh lidhje kuptimplota. Ndërto marrëdhënie të kuptimta që nuk shemben sapo t’i ndalon së qëni “a/ajo që sjell argëtimin.” 

Kalosh nga ideja te veprimi. Kalo nga një milion fantazi në disa realitete konkrete të prekshme për të cilat ndihesh krenar. 

Përjetosh përmbushje të vërtetë. Shijoje kënaqësinë që vjen kur u shkon punëve deri në fund dhe arrin synime realiste. 

Gati për ta thyer atë ciklin e “Ndoshta më Vonë”?

Zgjidhja nuk gjendet te fantazia e radhës – ajo fshihet te aftësia për të qëndruar me këmbë në tokë, për të përballuar sfidat dhe për të çuar synimet, dëshirat, ëndrrat deri në fund.

Regjistrohu Tani dhe fillo ta drejtosh veten me qartësi, kurajo, disiplinë dhe një ndjenjë të sinqertë arritjeje.

AMBICIA PA VEPRIM KTHEHET NË ANKTH!

Bashkohu me mua, kalo te zona private, gjej një vend të qetë, ndiqi videot, kupto cili është rasti yt, dhe investo te vetja. 

👉Këtë hapësirë do ta pasuroj gjatë gjithë vitit në të cilën do të shkrij të gjitha njohuritë e mia, të qindra e qindra librave, përvojave, studimeve, intervistave e plot surpriza të tjera, DHE dua të garantohem se po sjell diçka për mirë në jetën tënde. 

📽️MODULI 09 i parashikuar për t’u publikuar në Maj 2025, do të flasim gjërë e gjatë, për “shtrëngimin e bollës” ose 12 Fytyrat e Ankthit. 

Cila është vija që ndan nëse ANKTHI yt është KLINIK dhe duhet të shkosh te mjeku dhe cilën formë do mësosh ta rregullosh vetë. 

📽️MODULI 10 i parashikuar për Korrik 2025 është i dedikuar për DEPRESIONIN. 

📽️MODULI 11 i parashikuar për Shtator 2025 është i dedikuar për TRAUMËN dhe shërimin e fëmijërisë. 

📽️MODULI 12 i parashikuar për Nëntor 2025 është i dedikuar për vetshërimin e VARËSISË nga drogërat e rrugës, videolojrat dhe rrjetet sociale.

⚠️ Kujdes!

Çdo modul i ri që shtohet rrit çmimin e plotë të kursit. (Nga 👉12 euro aktualisht bëhet 👉32 euro me 1 Mars 2025!)

  • 00 Days
  • 00 Hours
  • 00 Minutes
  • 00 Seconds

Bonus🤩

Në brendësi do të gjesh materiale bonus FALAS 😍 përgjithmonë që të shërbejnë ty dhe fëmijës tënd.

  • Atlas i Emocioneve + Emometri 😊

    Kur shiten veçmas kushtojnë $9 secili

    Emometri na ndihmon të identifikojmë emocionet tona në momentin e tyre, por nuk ndalet aty. Përmes Atlasit të Emocioneve 📗(pdf), ti ose fëmija yt mund të kuptoni më thellësisht shkaqet e gjendjes emocionale, të emërtoni emocionet përkatëse, të vendosni nëse dëshironi t’i shprehni ato dhe, në fund, të zgjidhni një strategji për t’i menaxhuar.😌

  • Aplikacion Falas (Përgjithnjë)

    Të ngjashmit me të kushtojnë $19

    Pasi mëson përdorimin e Emometrit dhe Atlasit të Emocioneve, do të mund të shpengohesh prej tyre dhe ta realizosh të gjithë procesin direkt përmes aplikacionit 📲 në smartfon. Do të duhen vetëm disa ditë praktikë, dhe fëmija yt do të aftësohet të identifikojë me saktësi mbi 💯 gjendje emocionale të ndryshme, duke kuptuar dallimet midis tyre.

  • Close Friends List

    E paçmueshme!

    Si shenjë mirënjohje 🙌 dhe respekti, çdo person që na bashkohet, do të shtohet automatikisht në Close Friend List💚 në Instagram, me të cilët do të ndaj video 📽️më të thelluara (deri në 40 min) për tema, libra, studime, e çështje të tjera! Kështu jo vetëm merr informacion dhe investon te vetja, por gjithashtu shtyn përpara misionin tonë për një shoqëri inteligjente, dhe shkolla publike me inteligjencë emocionale.

Pyetje të shpeshta

  • Si mund të regjistrohem?

    Pasi klikoni butonin Regjistrohu do ju hapet faqja ku mund të aksesoni kursin. Keni 3 mënyra të thjeshta për të hyrë në videokurs: 👉 1) Duke PAGUAR ME KARTË 💳, nga çdo cep i botës. Pas kryerjes së blerjes ju merrni një email automatik dhe njëkohësisht një faqe nga e cila do t'Ju shfaqet KUPONI, të cilin e aplikoni te procedura e krijimit të llogarisë tuaj dhe voila!🎉... shikim të këndshëm! 👉 2) Duke porositur një zarf 📩, të cilin do t'jua dorëzojë një korrier i Elite Post në çdo cep të Shqipërisë. Në brendësi të zarfit ju do të gjeni kredencialet për të hyrë në llogarinë e krijuar automatikisht për ty në momentin e porosisë. Kredencialet janë emri i përdoruesit që është emaili juaj personal, dhe fjalëkalimi që do ta gjeni në brendësi të zarfit.🤫 👉 3) Mënyra e tretë është me PayPal.

  • A kërkohet abonim?

    Nuk kërkohet abonim. Aksesi në kurs blihet njëherë të vetme dhe mund ta ndiqni sipas dëshirës. ⚠️Vlera e kursit do të rritet megjithatë ndërsa shtohen module të reja muaj pas muaji. Njëherë që merrni akses, jeni të paprekshëm🛡️ nga rritjet pasuese të vlerës. Pra rritja e çmimit nuk ka efekt prapaveprues.

  • Cilët janë librat e rekomanduar tek të cilët bazohet ky videokurs?

    📚 The Balance Within: The Science Connecting Health and Emotions – Esther M. Sternberg 📚 The Happiness Hypothesis: Finding Modern Truth in Ancient Wisdom – Jonathan Haidt 📚 Master Your Emotions: A Practical Guide to Overcome Negativity and Better Manage Your Feelings – Thibaut Meurisse 📚 Emotional Agility: Get Unstuck, Embrace Change, and Thrive in Work and Life – Susan David 📚 How to Listen – Katie Colombus 📚 The Elephant in the Brain: Hidden Motives in Everyday Life – Kevin Simler & Robin Hanson 📚 Thinking, Fast and Slow – Daniel Kahneman 📚 Behave: The Biology of Humans at Our Best and Worst – Robert M. Sapolsky 📚 The Emotionally Intelligent Manager: How to Develop and Use the Four Key Emotional Skills of Leadership – David R. Caruso & Peter Salovey 📚 Upheavals of Thought: The Intelligence of Emotions – Martha C. Nussbaum 📚 Supercommunicator: Explaining the Complicated So Anyone Can Understand – Frank J. Pietrucha 📚 The Experience Machine: How Our Minds Predict and Shape Reality – Andy Clark 📚 Chatter: The Voice in Our Head, Why It Matters, and How to Harness It – Ethan Kross 📚 Why Has Nobody Told Me This Before? – Dr. Julie Smith 📚 Descartes’ Error: Emotion, Reason, and the Human Brain – Antonio R. Damasio 📚 The School of Life: An Emotional Education – Alain de Botton & The School of Life 📚 Permission to Feel: Unlocking the Power of Emotions to Help Our Kids, Ourselves, and Our Society Thrive – Marc Brackett, PhD 📚 How Emotions Are Made: The Secret Life of the Brain – Lisa Feldman Barrett 📚 Seven and a Half Lessons About the Brain – Lisa Feldman Barrett 📚 The Myth of Normal: Trauma, Illness, and Healing in a Toxic Culture – Dr. Gabor Maté & Daniel Maté 📚 Emotional Intelligence: Why It Can Matter More Than IQ – Daniel Goleman 📚 Social Intelligence: The New Science of Human Relationships – Daniel Goleman 📚 Felt Time: The Psychology of How We Perceive Time – Marc Wittmann 📚 Peak Mind: Find Your Focus, Own Your Attention, Invest 12 Minutes a Day – Amishi P. Jha, PhD 📚 The Language of Emotions: What Your Feelings Are Trying to Tell You – Karla McLaren 📚 The Feeling of What Happens: Body and Emotion in the Making of Consciousness – Antonio R. Damasio 📚 Focus: The Hidden Driver of Excellence – Daniel Goleman 📚 The Power of Habit: Why We Do What We Do in Life and Business – Charles Duhigg 📚 The Sedona Method: Your Key to Lasting Happiness, Success, Peace, and Emotional Well-Being – Hale Dwoskin 📚 The Power of Now: A Guide to Spiritual Enlightenment – Eckhart Tolle 📚 Flow: The Psychology of Optimal Experience – Mihaly Csikszentmihalyi 📚 Mindset: The New Psychology of Success – Carol S. Dweck 📚 Grit: The Power of Passion and Perseverance – Angela Duckworth 📚 Lost Connections: Uncovering the Real Causes of Depression—and the Unexpected Solutions – Johann Hari 📚 Daring Greatly: How the Courage to Be Vulnerable Transforms the Way We Live, Love, Parent, and Lead – Brené Brown 📚 The Body Keeps the Score: Brain, Mind, and Body in the Healing of Trauma – Bessel van der Kolk 📚 Man’s Search for Meaning – Viktor E. Frankl 📚 Indistractable: How to Control Your Attention and Choose Your Life – Nir Eyal 📚 Atomic Habits: An Easy & Proven Way to Build Good Habits & Break Bad Ones – James Clear 📚 Quiet: The Power of Introverts in a World That Can’t Stop Talking – Susan Cain 📚 Nonviolent Communication: A Language of Life – Marshall B. Rosenberg 📚 The Artist’s Way – Julia Cameron 📚 On Becoming a Person: A Therapist’s View of Psychotherapy – Carl R. Rogers 📚 Rewire: Change Your Brain to Break Bad Habits, Overcome Addictions, Conquer Self-Destructive Behavior – Richard O’Connor 📚 The Gifts of Imperfection – Brené Brown 📚 Change Your Brain, Change Your Life – Daniel G. Amen, MD 📚 Self-Compassion: The Proven Power of Being Kind to Yourself – Kristin Neff 📚 The Upside of Stress: Why Stress Is Good for You, and How to Get Good at It – Kelly McGonigal 📚 Emotional Intelligence 2.0 – Travis Bradberry & Jean Greaves 📚 Quiet Leadership: Six Steps to Transforming Performance at Work – David Rock 📚 NLP: The New Technology of Achievement - Steve Andreas, Charles Faulkner 📚 The Anxious Generation - Jonathan Haidt