Si funksionon?😍

Çfarë duhet të bësh për të ndjekur videokursin...👇

  • Të gjitha 🎥 videot (3,5 orë) janë regjistruar dhe ngarkuar në platformë tashmë.

  • Pasi regjistroheni krijohet automatikisht 🔑 llogaria juaj në platformë.

  • Njëherë që ke krijuar llogarinë mund të hysh dhe t'i ndjekësh videot sipas kohës dhe dëshirës tënde.😌

Përmbajtja

    1. Ankthi Klinik

    2. Çrregullimi i Përgjithshëm i Ankthit (GAD)

    3. Ankthi Social

    4. Ataku i Panikut

    5. Ankthi i Ndarjes, Fobitë, OCD-ja

    6. Ankthi Rikthyes

    7. Personaliteti Ankthioz

    8. Trajtimet e Ankthit

    1. Hyrje në Ajurveda

      FREE PREVIEW
    2. Ajurveda për Ankthin

    3. Bimët për Ankthin

    1. Ankthi prej Mendjes

    2. Si reagojmë nën ankth?

    3. Ankthi i mësuar

    4. Mposhtja e Ankthit

Trajtimi Ankthit

  • $14.00
  • 👉 Pasi të regjistrohesh mund t'i ndjekësh të gjitha videot sipas dëshirës në llogarinë tënde në platformë.😌

Bonus🎁

Në brendësi do të gjesh një video-kapitull FALAS 😍 përgjithmonë që të shërben ty dhe atyre që ke përreth.

  • Hyrje në Ajurveda

    Kur shitet veçmas kushton $12

    Në këtë bonus do të njohësh thelbin e kësaj tradite mijëravjeçare: doshat, ekuilibrin e trupit dhe mendjes, dhe teknikat që nxisin shëndet e paqe të brendshme. Ajurveda si çelës drejt mirëqenies së plotë, po gjen dita ditës mbështetje nga studimet moderne në mjekësi.

  • Ajurveda për Ankthin

    Kur shitet veçmas kushton $12

    Zbuloni si Ajurveda ka një perspektive unike mbi ankthin. Në këtë videobonus, do të njihesh me metodat tradicionale indiane që përdorin dietën, rutinën dhe konceptet e doshave për të rikthyer qetësinë e mendjen dhe ekuilbrin shpirtëror.

  • Bimët për Ankthin

    Kur shitet veçmas kushton $12

    Në këtë bonus zbulohet fuqia e bimëve që lehtësojnë ankthin, të njohura nga traditat e lashta mjekësore. Do të zbulosh cilat janë më efektive, me cilat po abuzohet vërdallë, si veprojnë dhe si mund t’i përdorni për një qetësim afatgjatë.

⚠️Kujdes!

Materialet bonus🎁 mund t'i përfitosh deri me 10 Prill 2025

  • 00 Days
  • 00 Hours
  • 00 Minutes
  • 00 Seconds

Për më tepër

👉Nëse je lodhur duke e fshehur atë shtjellën e ankthit, duke e shtypur sa më fort brenda teje, me shpresën se ashtu do ta harrosh… 

👉Nëse ndihesh vazhdimisht i/e lodhur prej pasigurive, dhe nuk di të thuash nëse ka ardhur momenti të kërkosh ndihmë profesionale apo mund t’ia dalësh vetë? 

Atëherë… 

Ky videokurs të jep një “hartë” që e ka 📍pikënisjen direkt nga burimet e ankthit — që nga fëmijëria, te mjedisi ku je rritur, e deri te ndikimi i substancave. 

Do të zbulosh: 

  • Dallimin themelor mes ankthit klinik dhe atij  jo-klinik.
  • Rolin e aksit “tru-zorrë” në ankthin kronik.
  • Trajtimet klinike (ose të vijës së parë)
  • Trajtimet tradicionale (ose të vijës së dytë)
  • Ankthin Social 
  • Ankthin e Ndarjes
  • Ankthin Rikthyes 
  • Personalitetin Ankthioz 
  • Ataket e Panikut 
  • Ajurveda për Ankthin 
  • Bimët medicinale për ankthin. 
  • Trajtimet e ankthit jo-klinik. 


Trauma nuk i bën njerëzit më të fortë. Ajo dëmton sistemin e tyre nervor. U “rrëmben” sistemin tretës. I mban në një gjendje të pandërprerë hipervigjilence. T’i thuash dikujt se është bërë më i fortë për shkak të traumës do të thotë të mohosh koston që iu desh të paguante për ta përballuar atë.

Në këto videokurs kam ndjekur një qasje gjithëpërfshirëse që të jep kontroll: 

...të bësh hapin e parë për ta kuptuar plotësisht ankthin tënd, atë lloj ankthi që po të mundon pikërisht ty.

Le të flasim pak për ankthin… 

Për ta kuptuar apo zbërthyer ankthin, fillimisht duhet të dimë atë që nënkuptojmë me fjalën “ankth,” sepse ç’është e vërteta, fjala “ankth” është si një ombrellë ☂️ nën të cilën strehohen shumë koncepte bashkë. 

E para është një emocion ose ndjenjë, apo jo? “Ndihem në ankth.” 

E dyta është një proces konjitiv: “Kam mendime ankthioze.” 

E treta është diagnozë apo sëmundje klinike. “Kam një javë që nuk dua të çohem nga shtrati.” 

Ndërsa të gjithë jemi të aftë të ndjejmë emocione ose të kemi mendime ankthi, disa persona në fakt diagnostikohen me një çrregullim të mirëfilltë ankthi. 

Ankthi emocional (1), ankthi konjitiv (2), dhe ankthi klinik (3), kur i shohim nga larg, na duken sikur fqinjërojnë aq ngushtësisht me njëri tjetrin saqë të krijohet ideja se është e pamundur t’i ndash njërin nga tjetrin. 

Për ta kuptuar dhe për ta kapërcyer ankthin, ajo që pikërisht do të bëjmë është të afrojmë lupën zmadhuese, t’i bëjmë “zoom” secilës prej këtyre ndarjeve, për të parë se ku është ekzaktësisht KUFIRI që ndan njërën nga tjetra. 

Çfarë është në të vërtetë ankthi? 

Esenca e ankthit është “mendja e përqendruar në të ardhmen.” 

Shembull: 

Kur duhet të presë miq të ftuar për darkë një “mendje e zakonshme” është duke përgatitur recetën, duke zgjedhur përbërësit dhe duke ndjekur hapat e gatimit. 

Ndërkohë, “mendja e përqendruar në të ardhmen” fillon të mendojë se çfarë do të ndodhë nëse miqve nuk u pëlqen ushqimi, apo nëse receta kësaj here nuk do dalë po aq e shijshme sa herën e fundit, apo si do të shkojë atmosfera e darkës. 

Këto mendime janë shprehje e ankthit: truri po parashikon skenarë të ndryshëm për t’u “siguruar” që çdo version sipas të cilit mund të shpaloset e ardhmja, të shkojë mirë, por në të njëjtën kohë ushqen frikërat për ndonjë devijim të mundshëm. 

Dhe me këtë dua të them: në çdo moment kur kemi mendime ankthi, ato mendime i referohen të ardhmes. 

Ankthi është truri ynë që “rrëmon” vazhdimisht në të ardhmen, në të ardhmen, në të ardhmen, për të shmangur një rezultat të caktuar. 

Si reagojmë kur jemi të pushtuar nga ankthi?

Ja disa shembuj konrekt si reagojmë kur mendja është e pushtuar nga ankthi: 

1. Gjejmë diçka për t’u shpërqëndruar.

Zgjedhja e parë e shumicës së mendjeve, kur përballen me ankth, është në fakt të shpërqëndrohen. 

Mos harroni se ankthi është mendja që shikon nga e ardhmja. 

Kështu që, instinktivisht, kemi mësuar si ta zhvendosim drejtimin e mendjes nga e ardhmja te e tashmja. 

Kështu, përfshihemi në të tashmen, qoftë duke luajtur një videolojë, duke u “përhumbur” në ndonjë emision televiziv apo duke parë video të rastësishme në internet. 

Përparësia e shmangies është se na jep një pushim të përkohshëm nga ankthi. 

Disavantazhi është se, kur kjo zhvendosja e vëmendjes mbaron, e gjejmë veten përsëri në të njëjtën pikë, dhe ankthi rikthehet edhe më i fortë, ngaqë nuk u trajtua rrënja e tij. 

2. Boksimi i Ankthit 

Ndonjëherë përpiqemi ta luftojmë ankthin, duke e përkeqësuar atë. 

Një pjesë e trurit thotë, “O Zot, jam shumë i shqetësuar, do të shkojë keq!” 

Ndërsa një tjetër thotë, “Mos u shqetëso, s’ka gjë për t’u shqetësuar.” 

Kjo luftë e brendshme e shton tensionin, duke i vënë zjarr edhe më tepër ankthit. 

3. Shmangia e Situatave 

Mendja na paralajmëron rreziqe: “Mos i kërko shefit një rritje rroge, se do dukesh si pabuks!” ose kjo tjetra: “Mos shko në palestër sepse do dukesh shumë mbipeshë!” 

Zgjidhja jonë?🤔

E shmangim situatën tërësisht. Duke vepruar kështu, i japim “fuqi” ankthit dhe e kufizojmë lirinë për të vepruar. 

Kështu, personat me ankth përjetojnë ndjesinë e “bllokimit”, të rrudhjes së jetës. 

4. Kërkimi i Përforcimit të Sigurisë 

Për ta lehtësuar ankthin, e bëjmë ves të pyesim vazhdimisht të tjerët: “Si dukem?", "A jam në rregull?”, "Po e teproj apo kam të drejtë?"

Kjo e zbut ankthin përkohësisht, por na bën të varur, që siguria jonë të na sponsorizohet nga jashtë, nga të tjerët, dhe kërkojmë ta përforcojmë gjithnjë, duke humbur kështu pavarësinë tonë. 

Dhe siç mund ta shihni pra, ndonjëherë, duke u përpjekur të mposhtim ankthin, vetëm sa e përkeqësojmë atë. 

👉Pra, ajo që do të bëjmë është të mësojmë një mënyrë tjetër për t’u përballur me ankthin—një qasje krejtësisht të ndryshme. 

Kjo qasje fillon duke e afruar lupën tek secili aspekt i ankthit, në mënyrë që ta kuptojmë më mirë dhe të dimë si ta trajtojmë në çdo nivel. 

Videokursi është ndërtuar me dy kapituj madhorë: 

1. Qasja klinike ndaj ankthit: 

Për të kuptuar nëse ankthi juaj kalon kufirin e shqetësimit normal dhe është bërë një çrregullim klinik? 

Ky kapitull ofron një udhëtim të plotë në botën e ankthit: nga origjina e tij (stres, traumë, bullizëm) dhe mënyrat e shfaqjes (atak paniku, ankth social, ankth rikthyes, obsesion impulsiv kompulsiv, fobitë etj,.) deri te faktorët fizikë dhe neuroshkencorë. 

Do të kuptosh se si lloje të ndryshme ankthi kërkojnë zgjidhje të ndryshme, dhe pse të fusësh gjithçka në një “thes” vetëm sa e pengon trajtimin efektiv. 

Hapi i parë është të kuptosh në cilën kategori futet ankthi yt, pastaj ndiq strategjinë e duhur për ta kapërcyer. 

2. Ekzaktësisht e njëjta strategji do të ndiqet edhe në kapitullit tjetër madhor mbi qasjen jo-klinike ndaj ankthit. 

Përveç dy kapitujve madhorë, do të shohim edhe diçka tjetër që po merr shumë vëmendje në botën e mjekësisë kohët e fundit. 

Përveç moduleve kryesore, do të përfitoni 3 videobonuse mbresëlënëse: 

1. Hyrja në Ajurveda – zbuloni kuptimin e thellë të kësaj tradite të lashte mjekësore. 

2. Ajurveda për ankthin – çfarë sugjeron ajurveda specifikisht për të trajtuar ankthin. 

3. Bimët mjekësore për ankthin – njihuni me bimët më efektive të përdorura ndër shekuj për të qetësuar mendjen dhe për ta bërë ankthin më të kapërcyeshëm, shumë më të përballueshëm.

Jam i bindur se njohuritë që do të ndaj me ty në këtë videokurs do të të ndihmojnë jo vetëm me ankthin tënd, por me to, do mund të ndihmosh gjithashtu edhe të gjitha ata që ke përreth në jetën tënde.

Një dëshmi...

Trupi yt nuk është i shkatërruar—thjesht po përpiqet të të mbrojë. 

Aaa sikur ta kisha ditur më herët. 

Për aq shumë vite me radhë, jam ndjerë sikur trupi po më tradhton. 

Sado që pushoja, haja shëndetshëm apo mundohesha të kujdesesha për veten, dukej sikur asgjë nuk ndihmonte. 

Zgjohesha çdo ditë e rraskapitur. Jo thjesht e lodhur, si ajo lodhja që rregullohet me një sy gjumë a me një natë të mirë pushimi. 

Ishte diçka më e thellë—një rëndesë që e bënte gjithçka të dukej më e vështirë. 

Gjërat më të thjeshta, si të bëja lavatriçen apo të ktheja përgjigje në email, më dukeshin si ngjitje në një mal. 

E detyroja veten t’i bëja, duke i thënë vetes se duhej vetëm të punoja më shumë, të përpiqesha më fort. 

Por brenda vetes ndihesha sikur po shpërbëhesha. 

Nuk ishte vetëm rraskapitja fizike. Ishte edhe mjegullimi mendor që e shoqëronte. Nuk mendoja qartë, nuk përqendrohesha dot, nuk arrija t’i mbaja mendimet mjaftueshëm gjatë për të bërë diçka deri në fund. 

Ndihesha e shkëputur—nga puna ime, nga njerëzit që doja, madje edhe nga vetja. 

Por kur shkoja te mjeku, merrja të njëjtën përgjigje vazhdimisht: “Analizat janë normale. Je mirë.” 

Mirë??? 

Nuk ndihesha mirë. Ndihesha sikur trupi po klithte për ndihmë. 

“Ndoshta është thjesht stres,” më thoshin. “Mundohu të relaksohesh më shumë. Mbase bëj pak ushtrime fizike.” 

I provova të gjitha këshillat e tyre. Joga, meditim, të heq dorë nga kafeina. Por asgjë nuk ndryshoi. 

Përsëri zgjohesha çdo ditë me të njëjtën lodhje rrënuese, të njëjtën mjegull në kokë, dhe të njëjtën ndjesi se isha e bllokuar në një trup që nuk po më bindej. 

Fillova të mendoja se ndoshta problemi isha unë. 

Ndoshta isha tepër e ndjeshme. Ndoshta e teproja kur përshkruaja sa e keqe ishte gjendja. Apo ndoshta isha veç e dobët. Por thellë brenda vetes e dija që diçka nuk po shkonte mirë. 

Nuk flisja më për këtë gjendje, sepse nuk doja të dëgjoja sërish të njëjtat këshilla. “Thjesht relaksohu.” “Të gjithë lodhen.” “Ndoshta po e mendon shumë.” 

T’i dëgjoja këto fjalë më bënte të ndihesha akoma më keq, sikur mundimi im nuk ishte i vërtetë. 

Por unë e dija që ishte shumë i vërtetë. 

Fillova të kërkoja përgjigje vetë, vonë natën, kur nuk mund të flija. Lexoja në internet për lodhje kronike, për “sfilitjen”, për ankthin. 

Disa gjëra m’u dukën të njohura, por asgjë nuk shpjegonte me të vërtetë atë që po përjetoja. 

Derisa një natë,ndesha në diçka krejt ndryshe. 

Ishte një artikull për sistemin nervor dhe se si vitet e tëra nën stres të fshehur, ankth ose traumë mund ta mbajnë trupin të ngrirë, të kurthuar, në një gjendje të vazhdueshme mbijetese. Duke prodhuar papushim rreziqe që duhen shmangur. 

Shpjegonte se si sistemi nervor duhet të ndihmojë kur je në rrezik, duke aktivizuar modalitetin “lufto ose fluturo” për të të mbrojtur. 

Por ndonjëherë, trupi ngec aty. 

Dhe kur kjo ndodh, nuk ka rëndësi sa orë fle apo sa shëndetshëm ha—trupi yt nuk mund të relaksohet. 

Është gjithmonë në alarm të lartë, duke harxhuar gjithë energjinë vetëm për të përballuar ditën. 

Për herë të parë, ndjeva sikur dikush po më kuptonte vërtet. 

Kjo nuk ishte thjesht në kokën time. Trupi im nuk ishte i shkatërruar. Ishte duke u përpjekur të më mbronte. Thjesht nuk po dinte si të ndalonte. 

Ajo vetëdije ndryshoi më dha një këndvështrim krejt të ri. 

Kuptova se ajo rëndesë që ndieja, ajo mjegull në mendje, ajo rraskapitje—nuk ishte faji im. 

Sistemi im nervor ishte mbërthyer në modalitet mbijetese dhe i duhej ndihmë për t’u ribalancuar. 

Kjo është koha kur zbulova nervin vagus. 

Në fillim, nuk isha e sigurt ç’të mendoja. Njeriu zakonisht kërkon një ilaç apo një plan diete, një mënyrë “të prekshme” për t’u shëruar. 

Por nervi vagus nuk ishte as një pillulë, as një regjim ushqimor. 

Ishte një fije e re shprese për të kuptuar se ekziston një lidhje e fortë mes trurit dhe zorrës, një mekanizëm që i tregon trupit kur të qetësohet dhe kur të jetë vigjilent. 

Në mjekësinë moderne, kjo ishte një temë shumë “hot” e viteve të fundit, dhe me shumë fonde kërkimore në lojë. 

Dhe çudia vazhdon… 

Më kapi një etje e madhe për të gjetur informacion më shumë në lidhje me këtë lidhjen e zorrës me trurin, dhe...

Kush kërkon, gjen! - thotë një fjalë e mençur. 

Zbulova se një traditë e lashtë indiane e quajtur Ajurveda, e përdorur nga mjekët ajurvedikë e kishte në qendër të saj lidhjen mes zorrës dhe trurit. 

Më e bukura është se Ajurveda kishte më shumë se 3000 vite që shëron njerëzit në Indi. 

Kur lexova rreth nervit vagus, më pëlqeu ideja se qëllimi i tij është pikërisht të ndihmojë trupin të dalë nga gjendja e mbijetesës. 

Në vend që të vrapoja pas zgjidhjeve që më shtynin “të duroja më fort”, fillova të mësoj mënyra të buta për ta stimuluar dhe qetësuar këtë nerv—duke përfshirë frymëmarrje të thellë, lëvizje të ndërgjegjshme sipas Yin Yoga, dhe regjimin ushqimor që Ajurveda sugjeron prej shekujsh. 

E pranoj, isha skeptike. Kisha kaq shumë kohë e mbërthyer në këtë gjendje, sa ndjeja se nuk kishte rrugëdalje. Por megjithatë, vendosa ta provoj. 

Ditën e parë nuk ndjeva shumë ndryshim. 

Ishin thjesht disa ushtrime frymëmarrjeje dhe disa lëvizje të lehta për t’i dhënë trupit sinjalin e qetësisë. 

Por ditën tjetër në mëngjes, vura re një nuancë të vogël lehtësimi. Nuk është se lodhja u largua fare, por nuk e ndieja më aq dërrmuese. 

Ajo grimcë e vogël shprese më bëri të vazhdoj. 

Çdo ditë, provoja këto ushtrime dhe ushqime për ta ndihmuar komunikimin tru-zorrë përmes nervit vagus. 

Nuk merrnin shumë kohë—vetëm pak minuta të përqendrimit te frymëmarrja, te lëvizjet e ngadalta. 

Me kohën, fillova të vërej lehtësim. Trupi më dukej më i lehtë. Mendja më ishte më e kthjellët. I kaloja ditët pa ndier peshën e botës mbi supe. 

Për herë të parë pas shumë vitesh, po ndihesha unë përsëri. 

Nuk ishte vetëm përmirësimi fizik. Ishte vetëdija e re se ajo lodhje, ajo mjegull, ajo ndjesi peshimi nuk ishte dobësi apo mungesë vullneti. 

Ishte trupi im duke më mbrojtur—thjesht i mbërthyer në një sinjal rreziku të vazhdueshëm. 

Falë informacioneve mbi nervin vagus, përforcuar nga praktikat që Ajurveda i ka njohur qysh në lashtësi, munda ta ndihmoja trupin të rigjente balancën. 

Pjesa më shpresëdhënëse? 

Kuptova se kjo nuk është e përhershme. Nuk isha e dënuar ta përjetoja këtë gjendje përgjithmonë. 

Trupi im mund të shërohej! 

Unë mund të shërohesha!

Nëse po ndihesh kështu—e rraskapitur, me mjegull në kokë, e bllokuar—dua të dish se nuk je vetëm. 

Dhe asgjë nuk është e shkatërruar te ty. Trupi yt nuk është kundër teje. 

Nuk është i dobët apo i dështuar. Është thjesht i tejlodhur, duke u përpjekur të të mbrojë në mënyrën e vetme që di. 

Por ka një mënyrë ta ndihmosh të shërohet. 

Teoria bashkëkohore mbi nervin vagus, së bashku me mësimet e vjetra të Ajurvedës, më ktheu jetën. 

Më ndihmoi të qetësoja trupin, të rivendos balancën e sistemit nervor dhe, më në fund, të ndiehem unë përsëri. 

Nëse e gjen veten në këto fjalë, mos i shpërfill. 

Trupi yt po të jep sinjale se ka nevojë për mbështetje. Kjo nuk është e përhershme. Mund të shërohesh. 

Dhe gjithçka fillon duke mësuar të qetësosh trupin, të rigjesh balancën mes trurit dhe zorrës, e duke i lejuar mësimet e lashta të udhëheqin në atë masë që konfirmohen nga zbulimet bashkëkohore. 

Kjo është mënyra për ta rimarrë jetën tënde në dorë.