ADHD & Motivimi

Ose aftësia për t'i çuar punët deri në fund.

ADHD është Çrregullimi i Mungesës së Vëmendjes dhe Impulsivitetit/Hiperaktivitetit

Ka dy lloje njerëzish…

Ata që i çojnë punët deri në fund, dhe ata që përpiqen por kurrë nuk i mbarojnë dot.

A të ka ndodhur të kesh një ide fantastike, dhe sapo fillon të merresh me të, e lini përgjysmë?

Apo ta gjeni veten duke u marrë me gjëra krejt të parëndësishme, ndërkohë që trysnia për t’u marrë me detyrat e vërteta vazhdon të RRITET?

Shpesh, kjo zvarritje e vazhdueshme nuk është mungesë disipline ose “dembelizëm”: mund të jetë ADHD, një “pandemi e fshehur” në rritje, e cila prek si fëmijët ashtu edhe të rriturit.

Dhe çfarë ndodh kur ADHD-ja thellohet dhe kalon e patrajtuar?

👉Depresion klinik: ankth, varësi nga substanca ose gaming, ndjesi e vazhdueshme turpi apo lidhje të tensionuara… Janë vetëm disa prej pasojave që lidhen drejtpërdrejt me ADHD-në e patrajtuar.

👉Depresion i fshehtë: Ka raste ku njerëzit as që e kuptojnë se mungesa e përqendrimit dhe humbja e shpresës vijnë pikërisht nga një çrregullim vëmendjeje. Në vend që ta zbulojnë këtë, ata zhytën thellë në vetëfajësim, turp, e vetë-urrejtje.

👉Varësi: Kur mungon kontrolli i impulseve, është shumë e lehtë të rrëshqasësh drejt pijes, lojërave të fatit, videolojërave, apo blerjeve impulsive. Ai “qejf” i momentit kthehet në kurth që zgjat me vite.

👉Ankth e ndjesi fajësimi: “Nuk jam aq i mirë sa të tjerët,” “Pse s’mund të jem i organizuar?” Truri me ADHD shpesh “përthuret” me ndjenja turpi dhe ankthi, duke bllokuar çdo progres.

👉Lidhje të tensionuara: Një pyetje e papritur, një koment i nxituar, ndërprerje e pakontrollueshme e të tjerëve ndërsa flasin, dëshirë për ta dominuar bisedën duke folur vetë… shoqëria përreth e kupton se ç’po ndodh me ty, por askush nuk e shpjegon dot fiks.

Dhe kulmi i gjitha këtyre? Vetëvlerësimi degradohet. Gërryhet nga brenda dita-ditës, duke lënë pas ndjenja turpi, vetmie dhe lodhjeje emocionale.

Shumë njerëz humbasin punë, prishin marrëdhënie, i kthejnë shtëpitë në “rrëmujë të përditshme,” ose madje e shohin veten me diploma të papërfunduara, projekte të braktisura përgjysmë, një mal fajesh e shfryrjesh me veten “sikur të isha pak më ndryshe…”.

Një “pandemi e fshehur” që prek çdo moshë

Kalbja e trurit nga teknologjia: Çdo sekondë e vëmendjes sonë përpëlitet në grepin e aplikacioneve, njoftimeve të pafundme, shorts, reels, clips, lista vazhdon gjatë…

Shkolla: Fëmijët gjithnjë e më të rrëmujshëm, nuk merren me detyrat, gjenden në ankth para provimeve, apo bien në sy për sjellje impulsive të rrezikshme që askush nuk e shpjegon pse u vjen.

Prindërit: Fillojnë ditën me premtimin “sot do të jem i durueshëm,” por e mbyllin me lodhje shpirtërore dhe faj: “Ndoshta jam prind i keq… Pse nuk më dëgjojnë, pse janë kaq të pabindur?”

Të Rriturit: Zgjohen me synime të mëdha, por brenda pak orësh përfundojnë te betonuar me ekranet e tyre… pastaj ndihen në turp me veten, sesi u mbyll dita pa bërë asgjë.

“ADHD dhe Motivimi” është videokursi që i hap rrugën shërimit të vëmendjes dhe veprimit konkret.

Kam krijuar një rrugëtim gjithëpërfshirës me strategji, neuroshkencë dhe teknika praktike për të dalë nga rrethi vicioz.

Pse po rritet kaq shumë ADHD-ja?

Trysnia shoqërore kërkon që t’i bëjmë të gjitha, në më pak kohë se kurrë.

Fëmijët rriten me ekrane kudo, me akoma më shumë mundësi shpërqendrimi — prindërit gjenden çdo ditë në “luftë tensioni” për t’i kthyer vëmendjen fëmijës drejt librave ose detyrave.

Të rriturit diagnostikohen shumë vonë, duke e kaluar pjesën më të madhe të jetës me ndjenjën “unë s’jam normal” ose “pse nuk jam aq i aftë sa të tjerët?”

Çfarë do të thotë ADHD për prindërit dhe fëmijët?

👉Çdo mëngjes është betejë: Fëmija juaj nuk përgatitet në kohë për shkollë; vonesat janë melodi e përditshme.

👉Çdo mbrëmje është kaos: Detyrat e shtëpisë harrohen, shpesh i gjeni të papërfunduara ose as të nisura. Lodrat janë gjithandej, por asnjëherë nuk kthehen në vendin e vet.

👉Zënkat me bashkëmoshatarët: Një sjellje impulsive, një reagim i nxituar, dhe fëmija juaj mbetet i “paftuar” në festa ditëlindjesh; qortohet sistematikisht nga mësuesit.

👉Ndjenja e turpit: Kur bëheni prind, kuptoni se nuk jeni thjesht ju që edukoni fëmijën… por edhe fëmija juaj, me çdo shpërqendrim e impulsivitet, “ju edukon” juve të silleni ndryshe.

Shpesh, jeni të lodhur, të frustruar dhe të mbushur me dyshime: “Mos vallë jam prind i keq?”

Mos rri “peng” i kurthit të fshehtë...

Cili është kurthi?

Duhet të kuptosh se ajo zvarritja e vazhdueshme për të mos u marrë me ADHD-në, është thjeshtë një tjetër mënyrë për ta ushqyer ADHD-në.

Ti i shmang gjërat, sepse identiteti me ADHD të ka mësuar t’i shmangësh ato, t’i shtysh për më vonë.

ADHD e patrajtuar mund të çojë në:

Një lëmsh fajesh e pafuqie, me ndjesinë e dështimit të vazhdueshëm.

Lojëra fati, alkool, marijuanë, sheqerna, teknologji – truri me ADHD është magnet për çdo impuls.

Ankth & Turp: “Pse s’jam i zoti sa të tjerët?”, “Pse i hyra detit me këmbë?”

Shpërthime impulsive duke shpërdoruar shumë mundësi që të ofron jeta, humbje e fillit në biseda, keqkuptime me miq, kolegë e familje.

Vetëbesim i ulët: Ndien që gjithë të tjerët “ecin përpara,” ndërsa ti bllokohesh me pengesa që nuk i kapërcen dot.

Pse njerëzit nuk i çojnë punët deri në fund?

  1. Mungesa e Higjienës Teknologjike: Çdo gjë ju rrëmben vëmendjen.
  2. Kaosi i Përditshëm: Shumë opsione, shumë mundësi, por zero strukturë.
  3. Emocionet e Pakontrolluara: Ankthi dhe turpi paralizojnë, ndërsa impulsiviteti ju hedh nga një gjë në tjetrën.
  4. Mungesa e Strategjive ADHD-Specifike: Të rriturit dhe fëmijët shpesh nuk e dinë se “dembelizmi” mund të jetë simptomë e një çrregullimi vëmendjeje.

“ADHD dhe Motivimi” – Aftësia për t’i Çuar Punët deri në Fund 

Nëse disa, apo të gjitha ato çfarë u thanë mësipër tingëllojnë disi familjare për ty, atëherë gjëja e parë që duhet të kuptosh është se nuk është faji yt për gjendjen tënde. Aspak.

Ti ke luftuar gjatë gjithë kësaj kohe pa asnjë armë në dorë, dhe është e mrekullueshme të shohësh sesi kthehet për mbarë jeta jote kur fillon e merr në dorë disa armë për të luftuar mbrapsht gjendjen e krijuar.

Një udhërrëfyes i qartë, i ndërtuar posaçërisht për ata që përballen me shpërqendrimin, harresën dhe luhatjet emocionale.

Nuk do bëjmë thjesht teori – ky kurs ofron mjete, teknika dhe strategji praktike nga jeta e përditshme, që mund t’i përdorni menjëherë.

Ja çfarë do të zbulosh brenda kursit...

Ku lidhet ADHD me Depresionin dhe Varësinë:

  • Si rrëshqet njeriu nga mungesa e vëmendjes në gjendje të rëndë depresive.
  • Pse impulset e forta sjellin dëshira të rrezikshme për “arratisje” nga realiteti.

Rishkrimi i Rregullave për Fëmijët dhe Prindërit:

  • Si të shmangni ndëshkimet e panevojshme dhe ulërimat e përditshme.
  • Mënyra konkrete për të organizuar detyrat, lodrat, kohën e teknologjisë.

Menaxhimi i Ankthit dhe Turpit:

  • Teknika për të ndaluar spiralen e ankthit dhe për të rimarrë kontrollin emocional.
  • Si të identifikoni momentin e parë të stresit dhe ta ktheni në qetësi efikase.

Organizim dhe Rutinë:

  • Pse një plan i vogël veprimi ju shpëton dhjetëra orë brenga.
  • Kalendari energjisë që na shpëton nga bjerrja e kohës me punë të kota.
  • Matrica e prioriteve, për të bërë dallimin midis gjërave urgjente dhe gjërave të rëndësishm

Meditimi si “AS”-i nën mëngë:

  • Ushtrime të thjeshta, por ultra-efektive, që forcojnë “frenat” e trurit me ADHD.
  • Një teknikë e thjeshtë meditimi për fëmijë, pa u zgjatur kot me teori të paqarta.

Imagjino…

T’i japësh drejtim çdo projekt që ke nisur, pa e shtyrë për “nesër”.

Fëmijët të rriten të sigurt, të përqendruar dhe në kontroll të emocioneve, pa britma nëpër shtëpi për shkak të asaj mosbindjes kronike.

Një mendje të lirë nga ankthi e turpi, një sistem ditor që ju mban në rrugën e duhur, dhe që ju lejon t’i shijoni pasditet, fundjavat apo kohën me miqtë pa ndjesinë e vazhdueshme se “diçka kam lënë pas dore.”

⚠️ Mos prano që ADHD të taksojë qetësinë dhe produktivitetin tënd.

Kursi “ADHD dhe Motivimi” ju jep “hartën” e një mendjeje të strukturuar dhe të fokusuar.

Me shembujt dhe strategjitë që do praktikojmë, do të kuptoni se aftësia për t’i çuar punët deri në fund nuk është talent i lindur, por një proces që çdo njeri mund ta mësojë dhe ta fusë në ADN-në e përditshme.

Jam i bindur se do të marrësh dhjetëfish me tepër sesa pritshmëritë në këtë videokurs, do befasosh veten kur të zbulosh për çfarë je i aftë kur vëmendja jote më në fund vihet në shinat e duhura.